16:25 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

‘Eskalon’ sërish COVID-19 në Mitrovicë, shumë raste në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 6 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 132 të infektuar të rinj, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.

Po ashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 persona. Duhet theksuar se në Mitrovicë janë 16 raste, ndërkohë që dje ishte vetëm 1.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj.