18:53 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Eurodeputeti Mandl: Kosovë harroje nacionalizmin, duajeni flamurin tuaj (Video)

Lukas Mandl, deputeti austriak i Parlamentit Evropian në një intervistë për “Indeksonline” në 10 vjetorin e pavarësisë u shpreh i kënaqur me të arriturat në Kosovë.

Ai duke folur për të arriturat dhe sfidat e Kosovës, u shpreh se Parlamenti i Kosovës duhet të sa me shpejtë të vendos për demarkimin e kufijve me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët të fitojnë vizat.

Mandl theksoi se Kosova është një shembull i mirë i ndërtimit të një shteti nga e para, kurse shtoi se nacionalizmi është njëri nga problemet në të cilat po përballet Kosova dhe jo vetëm, gjë kjo e cila duhet që të zhduket.

Deputeti austriak është njëri nga përkrahësit e Kosovës, duke qenë pjesë e Parlamentit Evropian ai është një zë i fuqishëm brenda këtij institucioni në favor të shtetit të Kosovës.

Është nder të të kemi këtu! Si e shihni Kosovën pas 10 viteve shtetësi? Cilat janë të arriturat më të mëdha?

Fillimisht të falënderoj ty për mundësinë që të flasim sot, me rastin e përvjetorit të 10-të të pavarësisë. Është gjithashtu bukur sepse dua të inkurajoj popullin e Kosovës që të besoj në vete dhe të besojnë në shtetin e tyre të ri. Janë shumë gjera që janë arritur në këto 10 vite, por gjithashtu janë shumë gjëra që duhet të vini në vitet tjera, të arrihen në të ardhmen. Që kur vendi im Austria, kohë më parë, para rreth 100 viteve, kur ishte munduar herën e parë të formonte republikën dhe nuk shkoj shumë mirë. Dhe qytetarët austriak kanë bërë gabime të tmerrshme në vitet pasi që ishte tentuar që të formohej republika. Dhe shumë vite më vonë kur ishte munduar që të formohej republika për të dytën herë, ishte një storie suksesi dhe kjo është pse Austria është një storie e suksesit sot. Po e shpjegoj këtë histori sepse dua të inkurajoj njerëzit e Kosovës që të besojnë në shtet, sepse disa njerëz në Austri para 100 vjetëve nuk besuan në shtetin e tyre. Dhe sigurisht, nëse pyetja juaj është cilat janë të arriturat, them se demokracia është themeluar dhe sipas analizave ajo po punon mirë në Kosovë. Është një aspekt pozitiv në vitet që do të vinë kur flas për besimin e qytetarëve në shtetin e tyre gjithashtu nënkuptoj, që është e rëndësishme të luftohet korrupsioni, është i rëndësishëm sundimi i ligjit më interzivisht se në të kaluarën në mënyrë që të besohet në sistem. Besimi është baza e çdo gjëje, të punojmë bashkë, të krijojmë ekonomi të mirë dhe të forcojmë marrëdhëniet me të gjitha shtetet në botë, me shtetet fqinje por gjithashtu edhe me shtetet e Bashkimit Evropian dhe gjithë botës në përgjithësi.

Keni qenë njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, a mendoni se Kosova ka bërë mjaftë në shtet ndërtim?

Kosova është një shembull i ndërtimit të një shteti nga e para, që është një shembull i mirë. Sepse, sot Kushtetuta e Kosovës është njëra nga kushtetutat më moderne në botë, është neutrale dhe nuk promovon aspak diskriminim për asnjërën nga etnitë që jetojnë në Kosovë, por Republika e Kosovës ende ka shumë gjëra dhe probleme të zgjidh. Gjërat shkuan në këtë shtet shumë të ri pothuajse pa dhunë, gjithmonë them si shembull se shtëpia ka pranuar një korrigjim që nuk ka të bëjë me islamizimin ideologjik në Kosovë. Gjithmonë them aq sa di dhe kam përjetuar, se islamizimi nuk është aq problem i madh në Kosovë, aty ka liri të besimit por edhe religjioni. Sigurisht të krishterët dhe hebrenjtë por edhe myslimanët duhet të kenë rastin që të jetojë religjionin e tyre të lirë siç duan. Por është krejt gjë e ndryshme kur vjen të abuzimi ideologjik i besimit. Dhe kjo nuk më duket problem i madh në Kosovë por problem më i madh është nacionalizmi në Kosovë. Por që duhet të rishikohet në të ardhmen, një novelist i famshëm në të kaluarën pati thënë se shekulli i njëzet do të jetë shekulli me vdekjen e zezë, dhe kjo vdekje e zezë është nacionalizmi. Unë vërtetë besoj se njerëzit po humbin besimin në shtetin e tyre dhe nacionalizmi është vërtet një problem i madh që ndikon në secilën shoqëri, në të gjitha shtetet në botë e jo vetëm në Evropën Perëndimore ose në Kosovë. Por sot teksa festojnë ditëlindjen e këtij shteti duket të ndalemi te fakti se shteti i Kosovës me gjashtë yjet, nënkupton gjashtë etnitë që jetojnë në Kosovë të mbledhur bashkë. Por jo rreth flamurit apo simboleve tjera, pasi që është flamuri i një shteti të ri që tashmë ka arritur shumë pas 10 viteve shtetësi.

Cilët janë hapat e radhës që Kosova duhet të bëjë për të qenë më afër Integrimit Evropian?

Ne të gjithë besojmë që parlamenti i Kosovës që shpejt të vendos për demarkimin e kufijve me Malin e Zi. Që është shumë e rëndësishëm për mua sepse për përfaqësuesit e në Bashkimin Evropian është një argument i fortë për liberalizimin e vizave, që tash është njëra nga të arriturat e pesë shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor por ende jo për Kosovën. Luftimi i korrupsionit dhe thellimi edhe më i madh i sundimit të ligjit që është kriter për liberalizmin e vizave, këto janë dy kriteret për të arritur liberalizimin e vizave dhe nëse arrihen sidomos për demarkacionin, besoj që hapi i ardhshëm do të jetë dhe duhet të jetë liberalizmi i vizave.

Si qëndrojnë raportet Kosovë dhe Austri?

Janë raporte shumë të mira jo vetëm për vite por për dekada. Austria e ka mbështetur për shumë dekada Kosovën. Marrëdhëniet e mira janë interes i Austrisë, ka gjithsesi shoqëri por ka gjithashtu interes. Kjo është ajo që unë e them në çdo vend në Evropë, që është interes i Evropës nëse Kosova është e stabilizua.  Kur e dimë që Ballkani Perëndimor është i stabilizuar me ekonomi të mirë, sepse kjo nënkupton të stabilizohet edhe Evropa. Evropa nuk është e stabilizuar në tërësi derisa Ballkani perëndimor nuk është i stabilizuar. Për këtë arsye Austria ka qenë, është dhe do të jetë një përkrahëse e madhe e Kosovës.

Si e vlerësoni deklaratën e zëvendës kancelarit Heinz-Christian Strache që ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi?

Mendoj që anëtaret e tjerë të qeverisë kanë thënë atë që është dashur të thuhet, gjithashtu edhe Minitri i Jashtëm i Austris tha se që nuk ka ndryshime në raportet me Kosovën dhe qeveria është një mbështetëse e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu me rastin e pavarësisë, ai uroj edhe Kosovën.

Cili është mesazhi juaj për kosovarët?

Mesazhi im është të besoni në vete, të forconi ligjin. Forcimi i ligjit duhet të bëhet jo vetëm në Kosovë por në çdo vend, ashtu edhe në Austri duhet të forcohet sundimi i ligjit. Në çdo vend luftimi i korrupsionit është një problem, e sidomos ju keni çështje specifike si asociacioni apo demarkacioni. Të besoni në sistem por edhe në fuqinë e secilit qytetar, të besoni se secili mund të ndryshoj çështje, mund të krijoj një republikë, fqinjësi të mirë me shtetet tjera dhe me të gjithë botën. Besoni, punoni fortë, dhe jeni të durueshëm ashtu siç keni qenë vite më parë./Indeksonline/R.Ç