09:26 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / AR

Fansat mbesin të shokuar nga ndryshimi i Victoria Beckham

Victoria Beckham ka realizuar një intervistë drejtpërdrejt në televizion.

Fansat mbeten të shokuar nga pamja e saj, të cilën e gjykuan se ka ndryshuar shumë, transmeton Indeksonline.

Ajo mori pjesë në këtë intevristë për të promovuar linjën e saj të bukurisë, ndërsa mendja e fansave ishte tek ndryshimi i saj.

47 vjeçarja dukej se kishte bërë një ndërhyrje tek buzët, duke iu shfaqur më të plota gjatë intervistës.

Fansat në rrjetet sociale shprehen shqetësimet e tyre duke shkruar: “Je duke më trembur”.

Për shumë vite, ajo kishte mohuar që ka bërë ndonjë operacion plastik.

Sidoqoftë, në vitin 2016, ajo pranoi se kishte bërë zmadhim të gjoksit./Indeksonline/