18:10 / E Diele, 11 Qershor 2023 / AR

Fansat “shpërthejnë” në komente negative ndaj këngës së Xhensilës me Majk

Xhensila Myrtezaj ka lançuar këngën “Ti fala” në bashkëpunim me reperin Majk, por për hir të së vërtetës komentet nuk i ka dhe aq të mira.

Ndjekësit në rrjetet sociale janë duke ironizuar më së shumti tekstin e këngës, madje po i sugjerojnë artistes që titulli i këngës duhet të ishte “ pata”, pasi është një nga fjalët që e ka përdorur më së shumti në tekst.

Tani presim nga Xhensila klipin me Klajd Harunin, pasi kënga “Yjet” u lançua në natën finale të Big Brother.