17:26 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / Gj. Sh

FIFA deklarohet për kartonin e kaltër në futboll

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me informacionin e djeshëm për futjen e kartonit të kaltër në futboll.

Sipas FIFA-s, është ende herët të flitet në lidhje me këtë.

“FIFA dëshiron të sqarojë se raportimet për të ashtuquajturin ‘karton e kaltër’ në nivelet elitare të futbollit janë të pasakta dhe të parakohshme”.

“Çdo provë e tillë, nëse zbatohet, duhet të kufizohet në testimin në mënyrë të përgjegjshme në nivele më të ulëta, një pozicion që FIFA synon ta përsërisë kur kjo pikë e rendit të ditës të diskutohet në AGM të IFAB më 2 mars”, thuhet në deklaratë.

Përndryshe, dje u raportua për mundësinë e futjes së një kartoni të kaltër në futboll, i cili do të jepej për faullet taktike dhe mosmarrëveshjet me arbitrin.

Një lojtar që merr dy karton të tillë do të përjashtohej nga fusha për 10 minuta. Fillimisht u tha që kjo risi të testohej në futbollin e femrave.