19:38 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Fillojnë talljet në llogari të Dudës, pas kërcënimeve që bëri ndaj Unikkatil

Unikkatil mbrëmë mbajti koncert në qytetin e Gjilanit edhe përkundër kërcënimeve dhe ofendimeve që mori nga reperi tjetër D.U.D.A.

Reperi gjilanas publikisht përmes disa postimeve në rrjetet sociale tha se pa lejen e tij Unikkatil nuk do të mund të performoj në Gjilan, ndërsa pronarët e diskotekës ‘Stop’ aty ku u mbajt koncerti, DUDA i kërcënoj duke i thënë se ia kanë një gjak borxh, shkruan Indeksonline.

Por, pavarësisht gjithë kësaj, performimi i Unikkatil ka shkuar si është më së miri dhe pa asnjë incident.

Unikkatil madje nuk ka hezituar t’i kundërpërgjigjet me po të njëjtën monedhë. Ai gjatë performancës në një moment e quajti DUDA-n, skrraj.

Ndërsa, në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet në llogari të reperit DUDA dhe kërcënimeve të tij.

Në disa mënyra kreative dhe qesharake janë publikuar fotografi dhe video të cilët përshkruajnë pozitën në të cilën ka ra reperi pas kërcënimeve që bëri gjatë ditëve të kaluara./Indeksonline/