11:32 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Fillon takimi ku pritet të mësohet fati i futbollit kosovar

Kanë kaluar rreth pothuajse dy muaj që futbolli është ndaluar në gjithë Evropën shkaku i coronavirusit.

Edhe në Kosovë ende nuk ka një datë të saktë se kur do të rikthehet futbolli në aksion, pasi nuk dihet se si do të jetë gjendja e të prekurve nga Covid-19.

Për këtë nga ora 10:30 ka filluar takimi mes përfaqesuesve të ministrisë së Shendetësisë, Arsimit, IKShP-së e AKI-së ku do të vendoset në lidhje me kerkesën e FFK-së për vazhdimin e kampionatit dhe shumë ceshtje tjera rreth masave të reja për lëvizjen e lirë.