13:12 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fitore Pacolli para votimit të Qeverisë së Hotit: Protestat – të pashmangshme

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka deklaruar se Vetëvendosje do të dërgojë peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për zgjedhje, në të gjitha institucionet relevante në vend, por edhe jashtë Kosovës, raporton IndeksOnline.

Pacolli ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë se vullneti i qytetarëve të Kosovës është ndryshe nga ai që po tentohet të paraqitet sot me këtë seancë.

“Nënshkrimet do t’i adresojmë kudo që të mundemi por e rëndësishme është edhe t’i drejtojmë në institucionet  jashtë Kosovës, që të shohim se vullneti i qytetarëve të Kosovës është ndryshe nga ai që po pretendohet”, tha Pacolli.

Sipas saj protestat janë të pashmangshme por se ende nuk kanë vendosur se kur do t’i mbajnë, duke shtuar se për çdo gjë do të njoftohen qytetarë me kohë.