10:46 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fushë-Kosovë, sulmuan zyrtarin policor, arrestohen dy persona

Dy persona në Fushë- Kosovë kanë përfunduar në pranga, pasi që ata janë përfshirë në konflikt me një zyrtar policor, transmeton IndeksOnline.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë, pasi që ata janë përfshirë në konflikt me zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.