12:32 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Futbollisti argjentinas i jep fund karrierës

Ish-futbollisti i Lazios dhe Milanit në Serie A, Lucas Biglia ka vendosur së fundmi të “varë këpucët në gozhdë” duke e mbyllur me futbollin në moshën 38-vjeçare. Eksperienca e fundit për argjentinasin ishte ajo me klubin turk të Istanbul Basaksehir.

Biglia vendosi të mos e rinovonte kontratën me turqit duke u mënjanuar nga futbolli, ndërsa shprehet se do të nisë së shpejti karrierën e trajnerit.

“Kam vendosur të tërhiqem nga futbolli. Në fakt, ishte një tërheqje e detyruar pasi u riktheva në Itali për të vazhduar kursin e trajnerit. Më kanë telefonuar klubi i Indipendientes në Argjentinë dhe e vlerësoj shumë, por nuk ishte një alternativë e mirë për familjen time”, u shpreh Biglia.