16:58 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Gabimi që u bë në episodin e fundit të serialit ‘Game of Thrones’

“Game of Thrones” pa dyshim është seriali më i shikuar në botë.

 Njerëzit nëpër botë po qëndrojnë deri në orët e vona për ta shikuar një episod të tij.

Episodi i fundit ishte ai i katërti i sezonit të tetë. Gjatë këtij episodi pati një gabim që u vërejt nga shumë shikues.

Gjatë një skene në Sallën e Madhe të Winterfell-it u pa një gotë kafeje e “Starbucks”.

“Pra ju po më thoni që ata ishin duke punuar dy vite në këtë serial dhe harruan ta hiqnin një filxhan kafeje?”, ishte njëri nga statuset e shumta të shikuesve.

Ndryshe, ky serial zë vend në vitin 1603./Indeksonline/