20:38 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / C E

Gabon Arsenali, mposhtet nga Newcastle

Newcastle ka arritur të shënojë fitore mjaft të rëndësishme në Premierligë.

Të zgjedhurit e Howe mposhtën në shtëpi minimalisht 1:0 Arsenalin, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit anglez.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 64-të nga Gordon, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Newcastle tani shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Arsenali mbetet i treti përkohësisht me 24 pikë, tri më pak se lideri, Manchester City dhe dy më pak se Tottenham, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.