13:19 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / LB

Gashi jep betimin, zotohet se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të Obiliqit pa dallim

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi në seancën inauguruese e ka dhënë betimin për mandatin e tretë qeverisës.

Gashi na shkruar në Facebook se betohet se me përgjegjësi të plotë, me nder, besnikëri në mënyre të paanshme me ndërgjegje dhe na pajtim me ligjin do t’i ushtrojë kompetencat e tij si kryetar i komunës së Obilqiit, në mënyre që të sigurojë një jetë të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim.

Postimi i plotë i Xhafer Gashit:

Sot, në ceremonin inaguruese të Kuvendit Komunal të Obiliqit, para anëtarëve të sapozgjedhur të Kuvendit Komunal, familjarëve, bashkëpuntorëve dhe qytetarëve të Obiliqit dhashë betimin tim për kryetar të Komunës së Obiliqit, për mandatin e tretë qeverisës.

Betohem, se me përgjegjësi të plotë, me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, do ushtrojë kompetencat e mija si kryetar i Komunës së Obiliqit, në mënyrë që të sigurojë një jetë të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e Obiliqit pa dallim.

Na priftë e mbara!

Xhafer Gashi