12:57 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gati 100 mijë euro për automjetin për transportin e pacientëve me dializë!

Ditë më parë komuna e Mitrovicës ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës së radhës.

Kontrata “Furnizim me paisje mjekësore (automjet për transportin e pacientëve me dializë) dhe pajisje përcjellëse”, ka kushtuar hiç më pak se 99 mijë e 660 euro.

Në këtë njoftim bëhet e dita se vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 100 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Poashtu bëhet e ditur se vendi kryesor i dorëzimit është QKMF-ja në Mitrovicë, dhe se kontrata është nënshkruar me N.Sh.T “Neramed”./Indeksonline/