19:32 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Genta Ismajli e dashuruar marrëzisht, publikon foto në prehrin e të dashurit turk

Genta Ismajli tashmë nuk e fsheh dashurinë e saj.

Që nga koha kur lidhja e saj me biznesmenin turk u bë publike ajo ka shpeshtuar edhe daljet publike përkrah tij, shkruan Indeksonline.

Së fundi këngëtarja nga Kosova ka publikuar një fotografi në krahët e partnerit të saj teksa tregon se sa shumë është e dashuruar.

“Ne ndihemi më të gjallë kur jemi të dashuruar”, ka shkruar Genta në imazhin ku shihet e ulur në prehrin e të dashurit teksa prapa tyre vjen pamja e mrekullueshme e urës së Bosforit në Stamboll.

Ndërkohë, kujtojmë që Genta përveç që ka gjetur dashurinë e jetës në Turqi, ajo së shpejti do të sjell edhe një projekt muzikor me artistin turk, Eyipo./Indeksonline/