19:32 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Genta Ismajli ‘pushton’ mediat në Turqi, paralajmërojnë këngën e saj të re

Ka kohë që Genta Ismajli ka paralajmëruar këngë e re e cila do të jetë në bashkëpunim me artistin turk, Eypio.

Këngëtarja shqiptare tashmë është në përfundim edhe të xhirimeve të videoklipit të cilat po bëhen në Turqi, shkruan Indeksonline.

Edhe së fundi mediat në Turqi i kanë kushtuar hapësirë këtij bashkëpunim, teksa Genta ka publikuar në InstaStory disa nga artikujt që i janë kushtuar këngës së saj të re.

Kujtojmë që edhe më parë mediat turke kishin shkruar për artiste shqiptare e cila së fundi ka ndarë kohën në mes Prishtinës dhe Stambollit.

Ndryshe, Genta përveç projekteve në Turqi po e shijon edhe lidhjen e re të dashurisë me biznesmenin turk, Husein Usta./Indeksonline/