11:44 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / L K

Gërvalla: Ndërkombëtarët janë habitur se si institucionet e sigurisë janë pranuar nga serbët në veri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përfaqësuesit e shteteve të ndryshme që kanë vizituar Kosovën janë shprehur të habitur se si institucionet e sigurisë janë pranuar nga serbët në veri të vendit.

Ajo në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu, foli edhe për dhunën ndaj grave e vajzave, për çka tha se nevojitet një koalicion mbarë shoqërore.

“Dua ta ndaj me ju një përshtypje që ma kanë shfaqur shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme që kanë vizituar Kosovës edhe veriun gjatë muajve të fundit, e të cilët kanë shprehur një farë habi se sa, jo vetëm të pranishëm por edhe sa të pranueshme janë institucionet tona të sigurisë në veri. Pritjet e tyre kur vinë në Kosovë janë që kanë një refuzim, që qytetarët serb të Kosovës e shohin pranin e institucioneve tona si të sigurisë dhe të drejtësisë si të pa dëshirueshme, ndërsa eksperienca që kanë këtë njerëz që kanë më veri është krejt e kundërta e asaj”.

“Pa dashur që të jem naive dhe të neglizhoj problemet e shumta që kemi, por ka edhe një ndryshim edhe në perceptimin e qytetarëve edhe transmetimin e përshtypjeve të tyre sidomos pas 24 shtatorit. Dua të jem shumë transparente na nevojitet një koalicion mbarë shoqërore për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave”, tha ajo.

Përderisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese së nuk është duke respektuar afatin kohorë për t’i trajtuar ligjet që janë duke u dërguar në këtë Gjykatë. Ajo tha se vettingu i cili është një nderë reformat kryesore që 10 muaj është duke pritur për mendimin e Kushtetueses.

“Sa i përket çështjes së sundimit të ligjit ne kemi marr disa veprime, në këtë rast fatkeqësisht vettingut në sistemin e drejtësisë, që është një nga reformat kryesore ende pret për mendim të Gjykatës Kushtetuese, ju e dini që Gjykata Kushtetuese e ka me ligjin për Gjykata Kushtetuese dy muaj afatin për ti trajtuar ligjet që kontestohen nga Kuvendi. Por në ligjet e ndjeshme dhe asnjë ligj tjetër gjykata nuk e respekton këtë afat kohorë”.

“Pra dy muaj e ka me ligj në anën tjetër për vettingun e presim që 10 muaj. Për byron për konfiskimin e pasurisë po ashtu presim që që 10 muaj, Këshillin Prokurorila e ka shpallur të pa vlefshme dhe e kemi pritur 9 muaj. Kjo tregon që Gjykata Kushtetues nuk është në ndjeshmërinë e njëjtë siç janë qytetarët e Kosovës të cilët mezi presin jetësimin e këtyre formave”, tha ajo.