10:00 / E Martë, 30 Prill 2024 / S Z

Gjendet e vdekur një grua në Fushë-Kosovë

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Fushë- Kosovë. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

  Rr. “Drenica”, Fushë-Kosovë 29.04.2024-23:12.  Është raportuar nga familjarët, se viktima femër kosovare, në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.