15:38 / E Premte, 12 Mars 2021 / k.v

Gjuajnë me armë nga vetura, policia i zë të dyshuarit

Policia ka pranuar një informacion, se në hyrje të fshatit Dubravë, afër urës së lumit Lepenc në Kaçanik, sot nga një automjet i udhëtarëve në lëvizje, është gjuajtur në hapësirë me armë zjarri dhe se i njëjti automjet ka ikur në drejtim të panjohur.

“Menjëherë patrullat e policisë dhe njësia e hetimeve të këtij stacioni, kanë dalur në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë gjetur 3 ( tri gëzhoja) të kalibirt të panjohur”, ka deklaruar rreshter Kanun Veseli nga zyra për informim e policisë në Ferizaj.

Të gjitha njësitet policore kanë nisur kërkimin e automjetit të dyshimt dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, pas 30 minutave kërkimi, policia ka arritur ta ndalojë automjetin dhe ka arrestuar dy persona të moshës madhore, ndërsa është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është gjuajtur .

Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policia në stacionin policor në Kaçanik, me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tyre inicohet procedurë e rregullt (armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës së zjarrit) dhe të dyshuarit lirohen./IndeksOnline/