22:17 / E Hënë, 03 Maj 2021 / AR

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, deklarohet Policia

Ka pasur gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, shkruan Indeksonline.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Deri më tani nuk ka të arrestuar, ndërsa po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.

Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ”Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar.

Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”.

Foto ilustrim