13:50 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjykata e dënon Neymarin me 6 milionë euro për shkak të Barcelonës

Gjykata në Spanjë e ka dënuar lojtarin brazilian, Neymar me 6.7 milionë euro për shkak të Barcelonës.

Neymar e kishte paditur Barcelonën se nuk ia kishte dhënë bonuset që sipas tij i takonin me kontratë dhe po kërkonte 43 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Por, gjykata jo që nuk ia ka aprovuar këtë kërkesë, por e ka dënuar atë që të ia jap Barcelonës 6.7 milionë euro.

Edhe pse në gjykatë, Barcelona dhe Neymar kanë ‘flirtuar’ për një transferim të mundshëm të brazilianit./Indeksonline/