11:29 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / B O

Glauk Konjufca kritikon Qeverinë Kurti

Në Kuvendin e Kosovës është votuar shqyrtimi i projektligjit për Marrëvëshjen financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me 83 vota pro e asnjë kundër.

Poashtu, më pas u votua edhe marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të.

Konjufca ka patur një kritikë për kabinetin qeveritar për mungesën në sallë për të bërë prezantimin e projektligjeve.

“Kështu nuk mund të funksionojë Kuvendi i Kosovës. Shkojmë në pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet më serioze”, ka thënë Konjufca./Indeksonline/