Një grua me “letra” të Zvicrës e kërcënon një burrë në Viti
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Viti, me nënshtetësi zviceriane, pasi kishte kanosur përmes mesazheve një mashkull kosovar.
Si dhe, gjatë kontrollit të dyshuarës i është gjetur 3.05 gram marihuanë.
Rasti është cilësuar si “ Kanosje dhe posedimi i substancave narkotike”.
“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.