11:39 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / L K

Grubi e jep lajmin: Me vota të diasporës jemi 5 me 1 karshi Taravarit!

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi ka votuar në shkollën fillore “Petar Zdravkovski”.

Pas votimit, ai dha një deklaratë para mediave.

Ai tha se BDI-ja po triumfon me vota të diasporës.

“Është ditë jashtëzakonisht për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se shqiptarët dhe të tjerët, do të përcaktohen për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Rezultatet e votimeve në diasporë janë jashtëzakonisht pozitive, fitore gati se 5 me 1 në favor të kandidatit tonë, Bujar Osmani”, ka thënë ai, përcjell IndeksOnline.