23:25 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Guardiola e krahason Alvarezin me Messin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka krahasuar sulmuesin Julián Álvarez me Lionel Messin.

Alvarez u rikthye të luaj për Manchester Cityn në fitoren 3-1 ndaj Leeds United,pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj fitore, trajneri Pep Guardiola në konferencë për media kishte vetëm fjalë të mira për sulmuesin argjentinas duke e krahasuar edhe me Lionel Messin.

” Ai është si Messi, apo jo? Ai duhej të fitonte Kupën e Botës për të marrë ndoshta meritat ose pozicionin që meriton.”, tha fillimisht Guardiola.

Përveç kësaj, spanjolli foli se sa e vështirë ishte që Argjentina të bëhej kampione e botës:

“Argjentina mund të kishte humbur në penallti kundër Holandës ose t’i humbiste kundër Francës”, deklaroi trajneri i Manchester Cityt./IndeksOnline/