12:19 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Guardiola: I thash Kompanyt mos shuto, por ai doli më i menqur se unë

Qendër mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany shënoi golin e fitores kundër Leicesterit, i cili e riktheu Cityn në vendin e parë në Premier Ligë.

Trajneri Pep Guardiola ishte i fasionuar me golin e belgut dhe e pranoi se i ka thënë të mos shutonte.

“I thash mos shuto Vini, mos shuto. Por ai ishte më i menqur dhe nuk ju përmbajt mendimit tim. Ishte e pabesueshme” deklaroi Guardiola.

Të dielën do të zhvillohet java e fundit e këtij edicioni në Premier Ligë ku edhe do të vendoset gjithçka sa i përket titullit. Manchester City do të luaj si mysafir te Brightoni ndërsa Liverpooli e pret Wolverhamptonin. /Indeksonline/