09:56 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gundogan nënshkruan kontratë të re me Cityn

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka nënshkruar një kontratë të re katër vjeçare deri në vitin 2023.

Pas bisedimeve të gjata, reprezentuesi gjerman, 28 vjeçar, ra dakord me kushte të reja me kampionët e Premier League javën e kaluar dhe nënshkroi marrëveshjen të enjten.

City dhe menaxheri Pep Guardiola e shohin atë si një pjesë kryesore të planeve të tyre ndërsa ai hyn në vitet kulmore të karrierës së tij.

Kontrata e mëparshme e Gundogan në Etihad Stadium kishte një vit për të përfunduar.

Ai u bashkua me Cityn nga skuadra e Bundesligës Borussia Dortmund për 25 milion £ në 2016.

Pavarësisht se pësoi dy lëndime të rënda në gju, ish-lojtari i Nurembergut ka fituar pesë trofe të mëdha, duke shënuar 17 gola në 115 paraqitje për City./Indeksonline/