11:01 / E Shtunë, 23 Tetor 2021 / A. M.

Hajnat futen në një shtëpi në Podujevë, e rrahin dhe i marrin veturën pronarit!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Podujevë rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm.

Indeksonline mëson se persona të panjohur janë futur të armatosur në një shtëpi tek vendi i quajtur “Çershijat e Llapashticës”.

Dëshmitarët tregojnë se të dyshuarit/hajnat e kanë rrahur pronarin e shtëpisë dhe kanë shtënë me kallash.

Hajnat, po ashtu, i kanë marrë veturën dhe e njëjta është gjetur e djegur në Lipjan.