19:32 / E Diele, 03 Janar 2021 / C E

​Haradinaj falënderon Eliot Engel për angazhimin ndaj Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se shqiptarët janë përgjithmonë falënderues ndaj Eliot Engel.

Një mik i shqiptarëve dhe avokat i palodhur i kauzës sonë kombëtare, përfundoi sot shërbimin në Kongresin Amerikan. Eliot Engel, shqiptarët të janë përgjithmonë falënderues”, shkroi Haradinaj.