20:58 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kroacia dhe Kosova ndër vite kanë krijuar lidhje të veçantë mes vete.

Haradinaj ka uruar gjithë popullin kroat për Ditën Nacionale të tyre, që tha se është edhe festa jonë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete.

Në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë, i ftuar nga Ambasadorja Marija Kapitanović kisha nderin që në këtë moment tē rëndësishëm për shtetin tonë mik të shpreh falënderimin e mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese të shtetit tonë.

Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale e juaja, që është edhe festë e jona!

RH