16:44 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / A. M.

Haradinaj nderon heronjtë për festën e Flamurit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot për nder të festës së Flamurit, ka bërë homazhe pranë varreve të Heronjve të Kombit, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe presidentit historik Ibrahim Rugova.

Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i AAK-së, përmes një njoftimi në Facebook.

“Për nder të festës së Flamurit, nderuam Heronjt e Kombit në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Heroin Zahir Pajaziti dhe Presidentin historik Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Gëzuar bashkëkombas kudo që jeni!”, shkruan Haradinaj.