17:31 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haziri u premton klubeve sportive afër 1 milionë euro

Lutfi Haziri ka takuar sot sportistët e qytetit të Gjilanit.

Haziri tha se është i nderuar dhe krenar me arritjet e sportistëve të Gjilanit. Por, ai pati një zotim të madh për sportistët.

“Definitvisht mbështetjen për klubet do ta çojmë në afro 1 milion euro për katër vitet e ardhshme. Do të investojmë në sportet e dorës dhe do ta ruajmë epitetin Gjilani Kryeqytet i Sportit. Ne kemi bërë investime në sportet shkollore, duke ndërtuar salla të hapura e të mbyllura. Por, projekti më i madh për sportin është rindrtimi i Stadiumit të Qytetit, i cili është i kategorisë së katërt të FIFA’s dhe UEFA’s dhe do të filloj së shpejti. Ne jemi zgjedhur qytet i cili do të garojnë të gjitha grupmoshat dhe ky stadium do të shërbej edhe stadium rezervë për përfaqësuesen tonë”, ka shtuar Haziri.

Ai theksoi se gjatë dy viteve të ardhshme do të renovohet në tërësi palestra e sporteve “Bashkim Selishta” me të gjithë infrastrukturën përcjellëse, derisa ka përmendur faktin e fillimit të ndërtimit të palestrës në Zhegër, e cila është një mundësi e artë për sportistët atje./AktivPress