21:39 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Hendboll” në ndeshjen Roma – Juventus, tri gola në pjesën e parë

Roma po fiton me rezultat 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e xhiros së dytë të Serie A.

Roma fillimisht ka kaluar në epërsi me golin e Vertout nga penalltia në minutën e 31-të. Penalltinë e shkaktoi Rabiot që preku topin me dorë.

Në të njëjtën mënyrë shënoi edhe Ronaldo në minutën e 43-të, ku kësaj radhe me dorë luajti Pellegrini.

Por në minutat e fundit Vertout shënoi golin e dytë për Romën dhe kështu përfundoi pjesa e parë. /IndeksOnline/