19:08 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti: Gjendja është tepër serioze, nëse rastet rriten, do i kthejmë masat

Kryeministri Avdullah Hoti në konferencën për media tha se situata është tepër alarmante.

Hoti paralajmëroi se nëse nuk respektohen masat, atëherë do të detyrohen t’i kthejnë masat kundër Covid-19, shkruan Indeksonline.

“Sot kam marrë informata nga Instituti dhe situata është alarmante”, u shpreh ai.

Tutje ai tregon se kanë gati manualin i cili jep udhëzimet e sakta se si duhet të silleni.