11:23 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Hoti njofton se do të rriten pensionet mbi 100 euro, do të vazhdohet dyfishimi i skemave sociale

Avdullah Hoti, ka shpalosur Programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021. Ndër të tjera, kryeministri në detyrë ka paralajmëruar rritjen e pensioneve nën 100 euro.

“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro në një shumë totale prej 13. 5 milionë euro”, ka thënë Hoti.

Kryeministri në detyrë ka njoftuar se do të vazhdohet edhe dyfishimi i skenave sociale. Hoti ka njoftuar edhe ndarjen e miliona eurove për shëndetësi, arsim, kulturë në komunat e Kosovës./Indeksonline/