Hoti prezanton planin qeverisës
Sapo ka filluar seanca për formimin e Qeverisë së re.
I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti ka prezantuar planprogramin qeverisës, shkruan IndeksOnline.
Ai në foltore të Kuvendit ka falënderuar stafin shëndetësor për punën e madhe që po bëjnë gjatë pandemisë dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur jetën nga Covid-19.
Duke shpalosur programin qeverisës i nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e re ka dy prioritete.
“Lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas tejkalimit të kësaj situate”, tha ai.
Seanca po drejtohet nga nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala./IndeksOnline/