14:23 / E Enjte, 21 Janar 2021 / k.v

Hoti thotë se është ndarë fondi për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, tha se është alokuar fondi për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Hoti tha se ende nuk ka ndonjë shifër të saktë të shumës, pasi njëherë duhet parë saktësisht këto dëme dhe po ashtu duhet bërë vlerësimi i dëmeve nga komunat.

Ai tha se kanë marrë vendim për dhënien e 6.5 milionë eurove për bizneset individuale dhe rritje të pensioneve.