12:26 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

I dyshuari për keqpërdorimin e mbi 2 milionëve eurove – para gjykatës

Në Departamentin e krimeve të rënda është duke u mbajtur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit L.G. për keqpërdorim të dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Seanca është duke u mbajtur me dyer të mbyllura pa prani mediash.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim për personin që dyshohet se keqpërdori 2 milionë eurot e shtetit.

Përmes katër transaksioneve të ndryshime mbi 2 milionë euro të shtetit janë transferuar, më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” me bazën në Llapushnik të Drenasit.

Transferimi i këtyre parave në xhirollogarinë e kompanisë dyshohet se e mundësoi L.G., punëtor në Thesarin e Shtetit, i cili u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit dhe sot është paraqitur para gjykatës. Ndërsa edhe dy të tjerë janë në arrati.