10:15 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

I kërkoi 3 mijë euro që mos t’ia rrënonte shtëpinë, arrestohet

Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se i ka kërkuar një tjetri me detyrim një shumë parash.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull i ka kërkuar një mashkulli tjetër 3000 euro, në të kundërtën do t’ia rrënonte shtëpinë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.