12:23 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Ia morën trajnerin, kjo është shifra që Liverpooli do t’i paguajë Feyenoordit

Skuadra e Liverpoolit pritet që nga sezoni i ri 2024/25 të bëhet me trajner të ri, pasi Jurgen Klopp është duke zhvilluar edicionin e fundit me “The Reds”.

Te ekipi anglez trajneri i ri pritet të jetë holandezi, Arne Slot, shkruan Indeksonline

Slot ka kontratë me Feyenoordin deri në vitin qershor të vitit 2026, prandaj Liverpooli duhet të paguaj para për ta marrë në krye 45-vjeçarin.

Siç raportojnë mediat e huaja, Liverpooli duhet të paguaj plotë 15 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e trajnerit holandez.

Kujtojmë që Slot ka fituar dy tituj deri tani me Feyenoordin: Kupën e Holandës dhe Kupën e Ligës./Indeksonline/