14:19 / E Hënë, 04 Janar 2021 / A. A

Ibrahimi: Do ta padisë Prishtinën në UEFA

Ish-futbollisti i Prishtinës, Labinot Ibrahimi, disa javë më parë e ka paditur klubin kryeqytetas në Federatën e Futbollit të Kosovës për shkak të borxhit. Por çështja duket se do të marrë shumë kohë për t’u zgjidhur.

34-vjeçari thotë se bëhet fjalë për një shumë goxha të madhe të parave dhe nëse Prishtina nuk pranon t’ia lajë borxhin ai do të çojë lëndën në UEFA.

“Prishtina na ka thënë se do të takohemi deri më 31 dhjetor, por ende nuk ka asgjë. Nëse FFK-ja nuk ndërmerr diçka do ta padis në gjyq dhe do ta çoj rastin deri në UEFA, sepse nuk janë pak para ato”, deklaroi Ibrahimi për Indeksonline.

Përveç Ibrahimit, janë edhe disa lojtarë të tjerë ndaj të cilëve Prishtina nuk ka shlyer ende obligimet financiare.

/Indeksonline/