12:39 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / B O

Iker Casillas në lidhje me vejushën e ish-futbollistit? Tërbohet fare ish-portieri i Real Madridit

Lajm i madh në jetën private të Iker Casillas? Ish-portieri spanjoll është fotografuar nga paparacët e HOLA me “flakën” e tij të re të supozuar: María José Camacho. Kjo e fundit është e veja e ish-futbollistit Francesc Arnau, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar në moshën 46-vjeçare.

Casillas dhe Camacho janë kapur në qëndrime të dashura teksa përqafohen, buzëqeshin dhe kalojnë kohë së bashku. Sipas burimeve të konsultuara nga revista spanjolle, të dy kanë rreth tre muaj në lidhje. Takimi i parë ka ndodhur në Cadiz, muajin qershor.

María José është 43 vjeçe dhe një fanse e madhe e futbollit. Në të kaluarën ajo ka luajtur futboll me disa klube femrash. Nga martesa me Arnau ajo ka dy djem, Marc dhe Pol, të cilët janë përkatësisht 19 dhe 17 vjeç. Me Casillas e kombinojnë edhe pasione të tjera si padeli dhe dashuria për natyrën.