19:03 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / S Z

Imami kosovar reagon ndaj grafiteve të shkruara ndaj një kishe ortodokse në Pejë

Imami kosovar Labinot Maliqi, ka reaguar lidhur me grafitet me përmbajtje fetare të shkruara në muret e Kishes ortodokse në fshatin Nakëll të  Pejës.

 Maliqi e ka dënuar ashpër këtë veprim, të cilin e ka quajtur akt të tmerrshëm të vandalizimit.

“Shpreh shqetësim të thellë dhe i dënoj ashpër grafitet me përmbajtje fetare, të shënuara në muret brenda Kishës Ortodokse Serbe ne fshatin Nakëll afer Pejës, nga persona të panjohur. Ne qëndrojmë së bashku dhe solidarizohemi me Bashkësinë Ortodokse Serbe në Kosovë, për të dënuar këtë akt të tmerrshëm të vandalizmit”, ka shkruar Maliqi në Facebook.

Ndërsa ka thënë se askush nuk guxon t’i jap vetës të drejtë që të përdorë emrin e një besimi të caktuar, për të shfaqur çmendurit e tij, duke shqetësuar besimtarët e një komuniteti.

“Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, dhe Islami si fe e paqes dhe harmonisë, që nxit bashkëjetesën ndërfetare, e denon çdo akt të dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor e fetarë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër të gjitha veprimeve të racizmit dhe islamofobisë. Askush nuk guxon t’i jap vetës të drejtë që të përdorë emrin e një besimi të caktuar, për të shfaqur çmendurit e tij duke shqetësuar besimtarët e një komuniteti”, ka shkruar Maliqi.

Mos i humb