75 Mall Live Search
23:08 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / Z S

Telefonata Trump-Netanyahu: Diskutohet siguria rajonale dhe tensionet me Turqinë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilluan një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës “ranë dakord të vazhdojnë koordinimin mes vendeve të tyre në fronte të ndryshme”, sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit izraelit.

“Në bisedë, Presidenti Trump e informoi kryeministrin për veprimet amerikane në Gjirin Persik”, thuhet në deklaratën e zyrës së Netanyahut.

Nga ana e tij, Netanyahu ngriti shqetësimet për deklaratat e presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe aleatëve të tij kundër ekzistencës së Izraelit, si dhe theksoi nevojën për ruajtjen e zonave të sigurisë përgjatë kufijve të Izraelit, shkruan CNN,

Ndërkohë, këtë javë Izraeli shprehu shqetësime për mundësinë e shitjes së avionëve luftarakë të avancuar F-35 Turqisë, një ide që Trump e kishte përmendur gjatë samitit të NATO-s.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, Netanyahu tha se Erdogan “nuk është pikërisht një aleat model i Shteteve të Bashkuara”.

Ai gjithashtu pretendoi se presidenti turk “kërcënon të shkatërrojë vendin tim, të vetmin shtet hebre në botë”.