00:04 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Interi e gjen zëvendësuesin e Handanovic, mbron në Serie A

Në Itali duken të sigurt; Juan Muso do të jetë pasardhësi i Samir Handanovic te ziklatrit.

Drejtuesit e Interit janë duke punuar intensivisht për të arritur akordin me gardianin e Udineses, teksa zyrtarizimi pritet të vijë në verë.

Bardhezinjtë kërkojnë 35 milionë euro për shërbimet e 26-vjeçarit, i cili ka bërë paraqitje fantastike te Udinese, teksa së fundmi është thirrur edhe nga kombëtarja e Argjentinës.

Për sa i përket Handanovic, ai është plot 36-vjeç dhe kohët e fundit ka shfaqur oshilacione në formën e tij, duke vënë në lëvizje drejtuesit zikaltër.

Kujtojmë që slloveni, para se të kalonte te Interi, ishte pjesë e Udineses.