07:37 / E Enjte, 25 Maj 2023 / AR

Inzaghi u konfrontua me Dzekon në momentin e zëvendësimit

Edin Dzeko nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin në finalen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinas dhe pati një shkëmbim fjalësh me Simone Inzaghin në momentin e largimit.

Boshnjaku u largua nga fusha në minutën e 58-të për t’ia lënë vendin Romelu Lukakut.

Sulmuesi shihej se ishte i pakënaqur me vendimin duke goditur një shishe që ndodhej pranë dhe është parë duke iu drejtuar trajnerit që ndodhej disa metra më larg.

Siç transmeton Football Italia, as strategu italian nuk e pranoi mirë reagimin e tij dhe ia ktheu, para se të shtyhej nga një anëtar i stafit, shkruan telegrafi.

Interi u rikthye nga disavantazhi për ta mposhtur Fiorentinan në finalen e Romës falë dygolëshit të Lautaro Martinezit.

37-vjeçari Dzeko ka shënuar 14 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa ka kontratë me Interin vetëm deri në fund të qershorit.