08:59 / E Martë, 21 Maj 2024 / L K

Irani nis pesë ditët e zisë pas vdekjes së presidentit

Iranianët kanë filluar të mblidhen në qytete anembanë vendit për të bërë nderimet e fundit për presidentin Ebrahim Raisi, pasi ai u vra së bashku me ministrin e Jashtëm të vendit kur një helikopter që e transportonte atë u rrëzua në një zonë malore në veriperëndim të Iranit.

Të hënën, udhëheqësi suprem i Teheranit, Ayatollah Ali Khamenei, shpalli pesë ditë zie. Edhe provimet e studentëve janë anuluar.

Po ashtu janë duke u përgatitur për organizimin e zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen, më 28 qershor, raporton BBC-i.