16:06 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Isa Mustafa në takim me Borrell-in, i bëri thirrje BE-së për përshpejtim të procesit për liberalizim të vizave

Gjatë ditës së sotme, në ambientin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kryetari Mustafa shtjelloi situatën politike dhe qëndrimet e LDK-së për zhvillimet në vend dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Njëkohësisht kryetari Mustafa e njoftoi z. Borrell për prioritetet e LDK-së si zhvillimi ekonomik, shteti ligjor, rritja e punësimit, rritja e investimeve të huaja direkte, zhvillimi i arsimit dhe shëndetësisë, etj.

Poashtu, kryetari Mustafa u bëri thirrje institucioneve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e liberalizimit të vizave që qytetarët e Kosovës ta realizojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë