11:52 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Ish-ministri Lluka: Raporti tregon se jam tipik gjakovar, fikan e tamasqar

Instituti GAP ka publikuar raportin e shpenzimeve në qeverisjen Haradinaj. Ky raport tregon se ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka qenë më kursimtari sa u përket shpenzimeve.

Ndryshe nga ai, ministri tjetër i AKR-së, Fatmir Matoshi, ka qenë zyrtari me shpenzimet më të larta.

Lluka ka reaguar pas publikimit të këtij raporti, duke thënë me humor se raporti e nxori atë tamam si gjakovar.

“Instituti GAP, në raportin e fundit të shpenzimeve të kryeministrit dhe ministrave për vitin 2019, edhe njëherë konfirmon se jam përfaqësues i denjë i Gjakovës ose siç njihen ndryshe në terma lokale si fikanak (mizivir) tamahqar”, shkruan Lluka në Facebook./Indeksonline/