12:13 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Ish-zëvendëskancelarit austriak i cili ishte kundërshtar i Kosovës i del videoja me rusen


Austria është tronditur nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache me gjasë i premton një oligarkeje ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë, transmeton dw.

Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë edhe për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Pas skandalit me publikimin e videos, kancelari austriak, Sebastian Kurz pritet ta largojë nga detyra zëvendësin e tij, kreun e partisë së lirë, Heinz-Christian Strache.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, sipas informacioneve të agjencisë së lajmeve dpa, e përjashton mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache.

Dorëheqja e 49 vjeçarit shihet si e pritshme.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja.

Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer.